Martinez shpall listën, Ronaldo nuk heq dorë nga kombëtarja

Futboll

Martinez shpall listën, Ronaldo nuk heq dorë nga kombëtarja

Më: 15 mars 2023 Në ora: 21:26
Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të vijojë të jetë pjesë e përfaqësueses së Portugalisë edhe pas transferimit në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

“The Athletic” siguron se, CR7, i cili më 5 shkurt festoi 38-vjetorin e lindjes, do të jetë në listën e përpiluar nga trajneri Roberto Martínez, e cila do të bëhet publike të premten e ardhshme, në orën 12:30.

Atletico po funksionon pa Joao Felix, portugezi pak gjasa të kthehet në Madrid

Pavarësisht se tani luan në një ligë më pak të njohur, sulmuesi i Al Nassr, i cili ka regjistruar tetë gola dhe dy asistime në nëntë ndeshje për skuadrën saudite, do të jetë ndër të zgjedhurit e trajnerit spanjoll për fillimin e kualifikueseve për Euro-2024, me ndeshjet kundër Lihtenshtajnit dhe Luksemburgut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat