Roma kthen sytë nga Bundesliga

Futboll

Roma kthen sytë nga Bundesliga

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:21
Pamje nga një ndeshje

Me Kumbullën që pritet të shitet dhe Smalling që vështirë se do të rinovojë, drejtuesit e Romës janë vënë në lëvizje për të kompletuar repartin e mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.

Mediat pranë verdhekuqve raportojnë se drejtori Thiago Pinto ka vënë në shënjestër dy holandezë që luajnë në Bundesligë dhe që synon t’i marrë në kryeqytetin italian në verë.

I pari është Danilho Doekhi, 24-vjeçar, që më herët ka luajtur me Ajaxin dhe po shkëlqen te Unioni i Berlinit.

Mbrojtësi monitorohet prej javësh nga verdhekuqtë, që pritet të prezantohen me një ofertë zyrtare në fund të sezonit.

Tjetri është gjithashtu holandez dhe bëhet fjalë për 21-vjeçarin Micky Van de Ven. Ky i fundit luan me Wolfsburg dhe sapo ka rinovuar deri në 2027-tën, por me një ofertë prej 10-12 milionë eurosh mund të largohet në fund të sezonit.

Për 21-vjeçarin, Rom duhet të bëjë llogaritë edhe me konkurrencën, pasi Van de Ven ndiqet edhe nga klube si Milani, Interi e Juventusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat