Një gjerman për stolin e “seleçaos”

Futboll

Një gjerman për stolin e “seleçaos”

Më: 15 mars 2023 Në ora: 17:08
Low

Largimi i trajnerit Tite nga pankina e Kombëtares braziliane ka lënë një boshllëk të madh në aspektin drejtues dhe tashmë Federata e “seleçaos” është në kërkim të një tekniku të ri me përvojë.

Pas aludimeve të shumta se tekniku Carlo Ancelotti do të marrë në dorë “frerët” e Kombëtares braziliane, tashmë një tjetër emër i madh në botën e futbollit ka dal në “skenë”.

Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares gjermane Joachim Low, me 63-vjeçarin që udhëhoqi Gjermani në triumfin e madh të Kupës së Botës në vitin 2014 në Brazil.

Ende nuk është bërë e ditur një ofertë zyrtare për ish-“numri 1” të “pancerave”, ndërkaq kujtojmë se Low u largua nga Kombëtarja gjermane pas humbjes 2 me 0 ndaj Anglisë në fazën e 1/16-ve, të Euro 2020..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat