Llapi fiton me penallti, Malisheva eliminohet 

Futboll

Llapi fiton me penallti, Malisheva eliminohet 

Nga: K. G. Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:01
Pamje nga ndeshja

Llapi është në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Llapi ka fituar me penallti me rezultat 6:5 ndaj Malishevës, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ballafaqimi mes Llapit dhe Malishevës, u përshkrua me rivalitet e raste shënimi për gjatë 120 minutave.

Ndeshje me kthesa në. rezultat 1:0, 1:2 dhe në kohën e rregullt ka përfunduar baras (2:2). 

Për Llapin shënuan Selimi (12’), Shabani (67’) dhe për Malishevën realizuan Mustafa (26′) e Sobowale (44’).

As pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta, nuk ka pas ndryshim të rezultatit dhe penalltitë përcaktuan fituesin, ai është Llapi. 

Nga penalltitë, për Malishevën shënuan: Ilir Mustafa, Dreni Kryeziu, Behar Maliqi, Arbër Pira, Kastriot Rapuca; dështoi Sobowale; ndërsa për llapjanët shënuan Festim Alidema, Gerhard Progni, Fernandinho, Firminho, Kushtrim Shabani., Andi Stafa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat