Sfidë që pritet me padurim

Futboll

Sfidë që pritet me padurim

Më: 15 mars 2023 Në ora: 11:40
Salah e Modriç

Champions League mbrëmjen e sotme sjell dy ndeshjet e fundit që do të përcaktojnë dy skuadra që do të shkojnë në çerekfinale.

Pas fitores 5-2 në ndeshjen e parë, Real Madridi do të luajë për të mbrojtur rezultatin dhe për të kundërsulmuar, kështu të paktën është shprehur trajneri Ancelotti.

Liverpooli nga ana tjetër synon të bëjë mrekullinë në “Santiago Bernabeo” për të tentuar një përmbysje që do të ishte historike për ta. Skuadra e Klopp duhet të fitojë 3-0 për të çuar ndeshjen në kohën shtesë.

Suksesi 7-0 i para disa ditëve ndaj Manchester United mund të jetë një motiv më shumë se përse skuadra angleze duhet të besojë ende në një kualifikim të mundshëm.

Reali do të ketë vetëm mungesën e Alaba-s, ndërkohë që Të Kuqtë nuk do të kenë Bajcetitc, Diaz, Henderson, Thiago dhe Gomez.

Napoli ndërkohë do ta ketë vetëm formalitet sfidën e kthimit ndaj Eintracht Frankfurt.

Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani, tashmë ekipi i Spalletit vetëm do i duhet ta administrojë rezultatin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat