Porto apo Inter?

Futboll

Porto apo Inter?

Më: 14 mars 2023 Në ora: 20:39
Formacionet

Porto dhe Interi përballen sot në ndeshjen e kthimit në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve duke kërkuar një biletë në çerekfinalet e turneut.

Një sfidë plotësisht e hapur për faktin e thjeshtë se italianët udhëtojnë drejt Portugalisë me avantazhin e vetëm një goli pas suksesit 1-0 në shtëpi.

Në këtë sfidë të dytë, trajneri Inzagi ka vendosur që të kthejë në stol Lukakun, i cili nuk ka bindur deri tani sa herë ka qenë titullar, për t’i bërë vend Xhekos nga minuar e parë përkrah Lautaro Martinez.

Kjo, edhe pse belgu ishte ai i cili shënoi golin e vetëm të ndeshjes së parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat