Ish-arbitri akuzon: Tentoi të më mbyllte në dhomë

Futboll

Ish-arbitri akuzon: Tentoi të më mbyllte në dhomë

Më: 14 mars 2023 Në ora: 16:50
Pamje nga një ndeshje Barcelona - Real

Eduardo Iturralde Gonzalez ka arbitruar në La Liga ndërmjet viteve 1995 dhe 2012 dhe tani punon si moviolist i “Cadena SER”.

Ai ka mbrojtur pafajësinë e arbitrave në rastin “Negreria”, ku akuzohet se është përfshirë Barcelona, duke treguar se as madrilenët nuk janë aq të pastër.

Ai iu përgjigj të dielën mbrëma:

“Në një ndeshje të Realit kundër Deportivos 6-1 në 2010-ën, ndeshja përfundoi dhe asistentët erdhën me mua në dhomën e zhveshjes.

Ishte një person që u fut në dhomë dhe më tha:’Dua të na drejtosh siç bën me Barcelonën’.

E pyeta nëse kjo është një shaka dhe ai më tha se diskutimi mbaroi.

Ai donte të më izolonte në një dhomë private, por unë refuzova. Ai njeri është Florentino Perez. Nuk kam çfarë fsheh nga ajo që ndodhi, sepse është shkruar në raportin e komitetit teknik të arbitrave”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat