Simeone i jep merita vetes

Futboll

Simeone i jep merita vetes

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:45
Atletico Madrid

Atletico Madrid fitoi 0-1 në Girona falë golit të Alvaro Moratës në minutat shtesë. Skuadra e Diego Simeones arriti suksesin e dytë radhazi në La Liga, kampionat ku mban vendin e tretë.

Kualifikimi në Champions League është një mision që duhet përmbushur me çdo kusht. Dhe “Colchoneros” po ia dalin me sukses. Diego Simeone e vlerësoi shumë triumfin e fundit.

“Gjithmonë kjo fushë ka qenë e vështirë për ne, Girona luan shumë bukur. Ata kishin humbur vetëm një nga tetë ndeshjet e fundit, atë ndaj Barcelonës.

Ata krijuan më shumë raste në pjesën e dytë, Oblak na shpëtoi. Mendoj se zëvendësimet na dhanë njëfarë gjallërie dhe në fund ia dolëm të fitonim tri pikë të çmuara.

Të gjithë duam të jemi të fortë dhe të fitojmë me shumë gola, por përqendrimi i kërkuar është shumë i lartë, më shumë sesa kur fiton 2-0 ose 3-0.

Tani të mendojmë për të shtunën.

Do të sfidojmë Valencian dhe stadiumi Wanda Metropolitana do të na ndihmojë me entuziazmin që do të krijohet”, theksoi trajneri argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat