Kahn tregon objektivat e Bayernit

Futboll

Kahn tregon objektivat e Bayernit

Më: 14 mars 2023 Në ora: 11:27
Kahn

Bayern po zhvillon një edicion mjaft të mirë. Bavarezët kryesojnë Bundesligën dhe u kualifikuan në çerekfinalet e Champions League.

Skuadra e Julian Nagelsmann eliminoi PSG, duke e mundur në të dyja ndeshjet. CEO i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn komentoi situatën dhe objektivat e Bayernit në një prononcim për Bild.

“Synimi ynë kryesor është që të rrisim futbollistë, të cilët do të forcojnë skuadrën e parë. Ndikimi financiar në disa prej klubeve në Europë e bën të vështirë që ne të marrim lojtarë të mirë, duke parë shifrat që ofrojnë klubet e tjera.

Ne shpresojmë që me rregullat e reja të UEFA-s gjërat të stabilizohen”.

53-vjeçari tregon se për të politika që po ndjek klubi është e suksesshme. Kjo i ofron mundësinë edhe talenteve vendas që të rriten akoma dhe më shumë.

“Ne kemi një politikë që e ndjekim prej vitesh. Nuk kemi si qëllim që të investojmë shuma të mëdha.

Na intereson që të punojmë me moshat, në mënyrë që të rinjtë të rriten e më pas të kenë një karrierë të qëndrueshme.

Skuadra jonë e dytë tashmë është në ligën e tretë dhe kjo e rrit akoma dhe më shumë konkurrencën, diçka e mirë për ne.

Kemi nisur partneritetin me disa ekipe ne MLS.

Kjo na mundëson që ne të marrim lojtarë cilësorë nga kampionati amerikan, por në të njëjtën kohë disa prej lojtarëve tanë të akademisë të udhëtojnë atje. Kjo strategji do kohë të aplikohet, nuk mund të ndodhë gjithçka që nesër”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat