Barcelona fiton me vuajtje në BiIbao

Futboll

Barcelona fiton me vuajtje në BiIbao

Nga: K. G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 22:55
Barcelona kremton

Barcelona bën hapin e madh drejt titullit të kampionit në Spanjë.

Një fitore me vuajtje e katalunasve, me rezultat 1:0 ndaj Athletic Bilbaos.

Vendasit u shfaqen të rrezikshëm në fund të takimit por portieri ter Stegen është më i merituari që Barcelona nuk ka pësuar gol.

Në minutën e 45+1, Raphinha ka realizuar për fitoren e madhe të Barcelona,.

Në minutën e 87-të, Williams shënon por anulohet pasi që një lojtar i Bilbaos ka luajtur me dorë. Goli u anulua pas shikimit të VAR-it. 

Ndeshjen e përcollën 49 741 shikues.

Pas javës së 25-të, Barcelona kryeson me 65 pikë, ka nëntë me shumë se Reali dhe Bilbao renditet në pozitën e 9-të me 33 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat