Shqiptari i drejtohet gjyqtarit italian: Ti ma jep të kuqin mua?!

Futboll

Shqiptari i drejtohet gjyqtarit italian: Ti ma jep të kuqin mua?!

Më: 12 mars 2023 Në ora: 22:54
Pamje nga ndeshja Roma - Sassuolo

Marash Kumbulla ka qenë shumë i çuditur nga vendimi i gjyqtarit Mikael Fabri i cili ndëshkoi me karton të kuq në fundin e pjesës së parë të ndeshjes së Serisë A ndaj Sasuolos.

Portalet pranë klubit romanist, kanë zbuluar se futbollisti ka qenë i pakënaqur dhe i është drejtuar gjyqtarit menjëherë sapo ky i ka treguar të kuqin.

Kumbulla ishte i acaruar se Berardi në atë moment e ka goditur me shkelm, e më pas ka ardhur reagimi i tij duke goditur sulmuesin e Sasuolos i cili ishte i shtrirë në tokë.

“Më goditi ai i pari me shkelm dhe ti më jep të kuqin mua?!”, ishte reagimi i çuditur i Kumbullës në ato momente sipas “vocegiallorossa.it”.

Megjithatë, gjyqtari ka gjykuar vetëm veprimin e Kumbullës dhe jo atë të sulmuesit të kombëtares italiane, duke i treguar mbrojtësit shqiptar kartonin e kuq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat