Newcastle del nga kriza

Futboll

Newcastle del nga kriza

Më: 12 mars 2023 Në ora: 19:49
Newcastle feston

Pas pesë ndeshjesh pa fitore, Newcastle United është rikthyer te triumfi në Premier League.

“Qymyrxhinjtë” fituan me rezultatin 2-1 përballë Wolves në “St.James’Park.

Të zotët e shtëpisë e nisën ndeshjen me ritëm që në start , teksa u hodhën menjëherë në sulm për të gjetur golin. Alexander Isak ishte ai që realizoi për Newcastle pas harkimit në zonë të Trippier.

Suedezi goditi saktë më kokë.

Skuadra e trajnerit Howe e gjeti forcën për të reaguar me golashënuesin më të mirë të ekipit. Migel Almiron realizoi një gol fantastik dhe riktheu Newcastle te triumfi në kampionat.

Për paraguajanin ishte i 11 gol këtë sezon në Premier League.

Falët këtij triumfi Newcastle shkon në kuotën e 44 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Wolves mbetet në vendin e 13 me 27 pikë po aq sa Crystale Palace.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat