Dramë në Podujevë, Llapi mposht kampionin në fuqi

Futboll

Dramë në Podujevë, Llapi mposht kampionin në fuqi

Nga: K. G. Më: 12 mars 2023 Në ora: 14:55
Llapi feston

Dramë në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku ishin të pranishëm mbi 1500 shikues, ndërsa fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, e ka mposhtur me rezultat 3:2 kampionin në fuqi, Ballkanin.

Ndeshje me kthesa në rezultate, 1:0, 1:2 dhe 3:2. 

Ndeshjet që do të mbetet në kujtesë për një kohë të gjatë.

Për Llapin realizuan Alidema (5’), Maliqi (71’), Neto (76’) dhe për Ballkanin Rrahmani (53’) e Korenica (63’).

Llapi renditet në vend të gjashtë me 32 pikë dhe Ballkani bie në vendin e dytë me 50 pikë, ka një me pak se lideri  Drita pas 25 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat