Fshati i varfër ku lindi

Futboll

Fshati i varfër ku lindi

Më: 11 mars 2023 Në ora: 13:24
Andre Onana

“Nëse nuk do të kisha qenë portier, do të isha bërë polic.

Më pëlqen të mbroj”.

Portieri i Interit, Andre’ Onana, ia ka rrëfyer dëshirat dhe qëllimet Dzan-it. “Unë vij nga një familje modeste, nga një fshat shumë i varfër.

Nuk e kisha imagjinuar kurrë të luaja për Interin, – rrëfen kamerunasi. – Kisha katër vëllezër, më i madhi vdiq dhe unë jam më i vogli. Kristian, njëri prej tyre luante si portier. E shoqërova dhe i mbaja çantën, kështu u dashurova me rolin”.

Onana fitoi eksperiencë në akademinë e Barcelonës: “Atje kam mësuar si ta kontrolloj topin, si t’i lexoj situatat, lojën. Në 20 vitet e fundit, ai i portierit është roli që ka ndryshuar më shumë. Kur isha i vogël më thoshin: Mos e luaj kurrë topin në të fushës.

Tani duhet ta adresoni atje ku ka hapësirë. Portieri sot është i fortë me këmbë, në situatat ballore, i guximshëm, që përcjell siguri, që zotëron topat në lartësi.

Jetoni gjithmonë pranë gabimit.

Duhet të jeni të fortë dhe të mos keni frikë të bëni gabime”.

Tek Interi, kamerunasi ka një koleg që është kundërshtari i tij, “një lojtar shumë serioz dhe i qetë, por me karakter të fortë:

“Të qëndrosh në një dhomë zhveshjeje si kjo, t’i përgjigjem Dzekos ose Lautaros, keni nevojë për personalitet.

Nëse duhet të luftojmë për të fituar gjithmonë, atëherë na duhet personalitet i fortë. Dzeko spikat në këtë drejtim”.

Idhulli i tij është Manuel Neuer, por dorezat që i dha Gigi Buffon e bënë të lumtur.

Po rivali i tij te Milani, Maignan? “Kam një marrëdhënie të mrekullueshme me të.

Jam shumë i lumtur që është në Milano me mua. Cili është më i fortë? Nuk e di.

Ndoshta e imagjinoj në kokën time”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat