Napoli sot ndaj Atalantës, Spalletti: Ende punë për titullin

Futboll

Napoli sot ndaj Atalantës, Spalletti: Ende punë për titullin

Më: 11 mars 2023 Në ora: 11:35
Spalletti

Ndalesa e javës së shkuar me Lacion nuk e ka penguar rrugëtimin e Napolit drejt titullit kampion, por kryesuesit e Serisë A do të kenë një tjetër pengesë të vështirë. Sot në orën 18:00,

“Axurrët” do të presin në shtëpi Atalantën e Gasperinit, me objektivin për të rigjetur fitoren dhe mbi të gjitha për të shkuar i qetë drejt sfidës së mesjavës në Champions League.

Edhe pse me mendjen tek Eintraht Frankfurti, Luçiano Spaleti u ka kërkuar të tijve që të ruajnë përqendrimin dhe t’i marrin gjërat me radhë.

“Ne nuk duhet të reagojmë pas ndeshjes me Lacion, pasi bëmë një paraqitje të mirë, edhe pse sigurisht që ka gjithmonë vend për përmirësim.

Duhet që të gjithë të jemi të përqendruar te sfida e tanishme, të japim gjithçka me Atalantën.

Nuk është një ndeshje për formalitet, asnjëra nga ato që vijnë nuk do të jetë e tillë.

E dimë cilësinë e rivalëve dhe e dimë që duhet të bëjmë paraqitje niveli në çdo ndeshje të ngelur deri në fund”, u shpreh trajneri, i cili foli edhe për motivimin e skuadrës, që mund të jetë ndikuar nga diferenca e madhe me ndjekësit:

“Këta djem nuk kanë nevojë për motivim.

Motivimi i tyre është fanella, ky qytet, Napoli.

Janë të gjithë të vetëdijshëm për rëndësinë e ngjyrave që mbajnë veshur”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat