Dzeko nuk pranon rinovimin për një vit

Futboll

Dzeko nuk pranon rinovimin për një vit

Më: 10 mars 2023 Në ora: 12:38
Dzeko

Interi nuk po arrin të bindë sulmuesin Edin Dzeko për të rinovuar.

Boshnjaku nuk është dakord me zgjatjen e bashkëpunimit për një vit, ai synon një marrëveshje 2-vjeçare.

Duke parë moshën e tij, zikaltrit stepen dhe po shohin edhe për alternativa të tjera për sulmin.

“Gazzetta dello Sport” shkruan se Interi i ka hedhur sytë në Premier League dhe synon të rikthejë në Itali sulmuesin Gianlucca Scamacca.

Situata e tij tek West Hami nuk është e mirë, ndërkohë që edhe agjencia që e menaxhonte ka shkëputur marrëdhënien me të.

Tek Interi ia dinë cilësitë, pasi ka spikatur te Sassuolo më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat