Di Maria protagonist i fitores së Juventusit

Futboll

Di Maria protagonist i fitores së Juventusit

Nga: K. G. Më: 9 mars 2023 Në ora: 22:53
Di Maria feston

Juventusi ka shënuar fitore minimale me rezultat 1:0 ndaj skuadrës gjermane, Freiburg. 

Një fitore e ngushtë dhe që i jep presion për sfidën e kthimit në Freiburg.

Futbollisti argjentinas, Angel di Maria, ka realizuar në minutën e 53-të. 

Freiburg u mbrojt me sukses, duke mos pësuar më shumë se një gol dhe ky rezultat i jep optimizëm për përmbysje në sfidën e kthimit, që të kualifikohen në çerekfinale të Europa League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat