Rrahmani: Vajzat e përjetuan presionin e lojës me një lojtare më pak 

Futboll

Rrahmani: Vajzat e përjetuan presionin e lojës me një lojtare më pak 

Më: 9 mars 2023 Në ora: 21:34
Pamje nga ndeshja Kosova - Shqipëria

Shqipëri U-16 për vajza zhvilloi këtë të enjte ndeshjen e dytë ndaj Kosovës në turneun ‘UEFA Development U-16’, që po zhvillohet në Qendrën Sportive Kombëtare në Kamëz.

Vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Agustin Kola bënë një paraqitje shumë të mirë teksa e mbyllën kohën e rregullt të ndeshjes me barazimin 1:1, ndërsa humbja erdhi nga penalltitë me rezultat 2:0.

“Këtë takim e kemi përgatitur pak më mirë.

Pjesa e parë ishte e mirë, pasi krijuam lojë, ndërtuam aksione dhe kishim më shumë raste.

Megjithatë, këto ishin mundësitë tona fizike.

Vajzat duhet të punojnë ende shumë në klubet e tyre.

Gjithsesi, një fitore tjetër, një eksperiencë me shumë për vajzat, të cilat po rriten pas çdo ndeshje.

Në fund të ndeshjes ato e përjetuan edhe presionin e lojës me një lojtare më pak, por edhe presionin e gjuajtjeve të penalltive.

 

Por e menaxhuam mirë situatën dhe në fund fituam”, ka theksuar pas ndeshjes përzgjedhësja e Kosovës, Albina Rrahmani.

Ndeshjen e tretë dhe të fundit në këtë turne Kosova e zhvillon më 12 mars kundër Moldavisë, në orën 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat