Dybala lavdëron Mourinhon

Futboll

Dybala lavdëron Mourinhon

Më: 9 mars 2023 Në ora: 16:55
Paulo Dybala dhe Jose Mourinho

Asi i AS Romës, Paulo Dybala në një intervistë për ‘Marca’, ka lavdëruar trajnerin e tij, Jose Mourinhon.

Argjentinasi thotë së strategu portugez është trajner i madh, sepse sipas tij, Mourinho i bën ndeshjet më të lehta.

“Ne kemi komunikim të mirë për të diskutuar dhe biseduar me njëri-tjetrin për të kuptuar së çfarë mendojmë”, tha Dybala.

“Jam i kënaqur me të, sepse është një trajner si ky që ka stërvitur lojtarë të mëdhenj.

Mourinho na ndihmon shumë sepse ai i bën ndeshjet më të lehta”, ka theksuar ish-sulmuesi i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat