Henry nuk ia përton kritikat PSG-së

Futboll

Henry nuk ia përton kritikat PSG-së

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:57
Henry

Kingsley Coman, Christopher Nkunku, Randal Kolo Muani, Moussa Diaby dhe Manu Koné janë vetëm disa nga talentet francezë që kanë zgjedhur ta ndjekin karrierën e tyre larg kryeqytetit dhe vendit të tyre.

Pas humbjes dhe eliminimit të Paris Saint-Germain kundër Bayern Munich në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, Thierry Henry e sulmoi projektin sportiv të parizienëve:

“Cili është plani? Cili është identiteti?

Cila është filozofia?

Unë kam thënë shpesh se ka një ndarje mes klubit aktual dhe shumë tifozëve të vjetër, të cilët pothuajse preferojnë ish-PSG.

Gjë që mund të duket absurde, duke pasur parasysh rrethanat.

Nëse do të më kishin thënë 20 vite më parë se Parisi do ta kishte këtë ekip, do të kisha menduar se ishte një shaka.

Unë dhe tifozët e kohës do të kishim firmosur menjëherë, por tani që PSG e ka këtë ekip, megjithatë nuk jemi gjithmonë të lumtur. Shkaku?

Tifozët francezë nuk mund të identifikohen me të.

Ne duhet të kthehemi dhe të nënshkruajmë me lojtarë të rinj francezë nga zona e Parisit, vetëm në këtë mënyrë mund të jetë interesante dhe ndoshta mund të bindim Mbappé për të qëndruar në Francë.

Tani është shumë e vështirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat