Turpi i madh në Bosnje, fyhet Kosova! Dënohet klubi

Futboll

Turpi i madh në Bosnje, fyhet Kosova! Dënohet klubi

Më: 9 mars 2023 Në ora: 13:46
Primitivizmi i klubit serb në Bosnje

Klubi Borci i Banjallukës është gjobitur me afro 4 mijë euro për thirrjet dhe banerët e shfaqur nga tifozët e këtij klubi.

Në ndeshjen e së tetës së finales së Kupës së Bosnjës, të zhvilluar më 18 shkurt kundër Rudarit, tifozët e Borcit, me bazë në qytetin e Banjallukës (Republika Srpska), ata kënduan njëherësh edhe për Ratko Mladiqin, njëri prej kriminelëve serb të lufës.

Ndërkohë, tifozët kënduan edhe “Kosova-Serbi” dhe e shfaqën një flamur rus me sloganin Lavdi Rusisë, njofton mediumi boshnjak “Klix”.

Ndër të tjera, ata e shfaqën edhe një hartë të Kosovës me ngjyrat e flamurit serb.

Tifozët e shfaqën edhe një pankartë me shkrimin: “Kosova është fara nga e cila u rrita, burimi dhe djepi i njerëzve tanë”.

Në rast se përsëriten veprime të tilla të tifozëve, Borci duhet t’i zhvillojë ndeshjet në stadium të zbrazët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat