Pse Benzema ende nuk ka nënshkruar kontratë të re?

Futboll

Pse Benzema ende nuk ka nënshkruar kontratë të re?

Më: 8 mars 2023 Në ora: 20:08
Karim Benzema

Marrëveshja aktuale e Karim Benzemas me Real Madridin skadon për më pak se 4 muaj dhe ende nuk ka asnjë lajm zyrtar në lidhje me zgjatjen e kontratës së tij.

Në fillim të shkurtit, gazetari i i besueshëm Mario Cortegana raportoi se francezi padyshim do të nënshkruante një marrëveshje të re me klubin.

Gazetari më pak i besueshëm Sergio Santos më vonë pohoi se 35-vjeçari në të vërtetë po konsideronte një ofertë nga një klub i Arabisë Saudite.

Ky thashethem ishte mohuar më parë nga Edu Aguirre i El Chiringuito.

Raporti i fundit nga Diario AS vë në dukje se si Carlo Ancelotti, ashtu edhe Florentino Perez i besojnë plotësisht Benzemas, pavarësisht rënies së formës kohët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat