Fëmija 10-vjeçar i shkruan letrën Messit, që të prek zemrën

Futboll

Fëmija 10-vjeçar i shkruan letrën Messit, që të prek zemrën

Më: 8 mars 2023 Në ora: 13:40
Messi

Dikush mendon për Leo Messin, idhullin e padiskutueshëm të një populli, atij argjentinas, por jo vetëm.

Në vend të kësaj, kampioni 35-vjeçar u përfshi në një histori të kontureve me të vërtetë të errëta, viktimë e një ‘paralajmërimi’ të tipit mafioz, që synonte në qytetin e tij të lindjes, Rosario, një supermarket që i përket familjes së gruas, Antonella Roccuzzo.

“Ne po ju presim. Javkin është një trafikant droge, ai nuk do t’ju mbrojë”, – shkruhej në mesazhin e lënë në një mur afër dyqanit, pasi dy njerëz me motor kishin qëlluar 14 herë me armë kundër supermarketit gjatë natës.

Pablo Javkin është kryetari i qytetit të Provincës së Santa Fe dhe referenca për të nuk është aksidentale, duke pasur parasysh që për ca kohë qytetari i parë i Rosarios ka qenë në luftë me trafikantët e drogës.

Historia kuptohet se krijoi shumë ndjesi në Argjentinë dhe goditi ndjeshmërinë e një fëmije thellë, i cili si shumë tifozë të vegjël albicelesti përjetuan gëzimin e madh të triumfit në Kupën e Botës në Katar.

Për ta Messi është si një i familjes, objekti e dashurisë dhe adhurimit të pakushtëzuar.

Një djalë 10-vjeçar nuk mund të qëndronte pa bërë asgjë përballë kërcënimeve të drejtuara për Messin dhe i shkruajti një letër prekëse, duke i ofruar atij një strehë të sigurt nga kriminelët.

“Përshëndetje Messi, unë jam Martin. Jam 10 vjeç dhe të pyes nëse mund të vish në Coronel Dorrego.

Është një qytet i qetë, këtu askush nuk do t’ju lëndojë, nuk do t’ju shqetësojnë. Unë dua të luaj futboll me fëmijët tuaj”, – lexohet në letër.

Një mesazh i shkruar me zemër, e cila nënkupton butësinë e shpirtit të pastër me të cilin u mendua. Dhe kush e di nëse Messi do t’i përgjigjet Martinit. Një mik shtesë është gjithmonë i mirë, veçanërisht kur “narkot” të shënjestrojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat