I zhgënjyer

Futboll

I zhgënjyer

Më: 7 mars 2023 Në ora: 21:53
Patrice Evra

Manchester United u “turpërua” në “Anfield Road” pasditen e së dielës teksa u mund me rezultatin e thellë 7:0, nga vendasit e Liverpool dhe tashmë “djajve të kuq” u duhet të reagojnë shpejt në rast se nuk duan të rrezikojnë pjesën e mbetur të sezonit.

Një gjë të tillë për mediat e tha dhe ish-anësori i mbrojtjes së United, Patrice Evra, i cili theksoi se tashmë lufta e “djajve” për titull përfundoi.

“Si një fans i Manchester United, normalisht e mendoj titullin.

Por, jam i kthjellët dhe e di se ky objektiv nuk mund të arrihet në këtë sezon. Fitimi i titullit është një proces dhe kërkon kohë.

Ten Hag ia ka dalë të bëjë mrekulli dhe duhet ta vlerësojmë. Njerëzit nuk mund ta harrojnë se nga çfarë periudhe e errët erdhi skuadra. Kemi një trofe më shumë.

Sigurisht, ajo ndaj Liverpool është një humbje që “djeg”. Shtatë gola janë shumë dhe që vendosin në pikëpyetje mbi të gjitha mbrojtjen.

Por, sërish theksoj se nuk duhet harruar se çfarë ka arritur kjo skuadër përgjatë këtij sezoni”,- tha në fjalët e tij ish-mbrojtësi francez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat