Napolit i rekomandohet moslejimi i tifozëve gjermanë në ndeshjen e dytë

Futboll

Napolit i rekomandohet moslejimi i tifozëve gjermanë në ndeshjen e dytë

Më: 7 mars 2023 Në ora: 18:20
Tifozët e Napolit

Nuk do të ketë tifozë gjermanë në "Stadio Diego Armando Maradona" më 15 mars, kur Napoli pret Eintracht Frankfurt në ndeshjen e dytë në kërkim të çerekfinales së Champions League. 

Kjo pasi ndeshja e parë në "Deutsche Bank Park" më 21 shkurt pa përleshje midis dy grupeve të tifozëve përpara ndeshjes, ku disa tifozë të Frankfurtit ishin arrestuar pasi kishin sulmuar tifozët e Napolit në një lokal.

Autoritetet italiane kanë urdhëruar Napolin për të mos shitur bileta për tifozët e Frankfurtit dhe kjo është konfirmuar edhe nga klubi gjerman. 

Napoli e kishte fituar ndeshjen e parë me rezultat 2-0 dhe gjendet në pozicion më komod për të kaluar tutje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat