Marseja kthehet te fitorja, vendos goli i boshnjakut

Futboll

Marseja kthehet te fitorja, vendos goli i boshnjakut

Më: 5 mars 2023 Në ora: 23:10
Pamje nga ndeshja

Marseja rikthehet te fitorja duke mundur minimalisht në transfertë Rennes në përballjen e fundit të javës së 26-të të Ligue 1.

Edhe pse pjesa e parë pati disa raste për shënim, asnjë prej ekipeve nuk ia doli që të shënonte.

Për të parë golin e vetëm të kësaj ndeshjeje u desh që të prisnim deri në minutën e 57-të të ndeshjes.

Under shërbeu saktë për Kolasinac, me boshnjakun që shënoi golin e katërt sezonal.

Një gol që rikthen tek fitorja Marsejën, që javën e shkuar u mund nga PSG-ja, ndërsa u eliminua nga çerekfinalet e Kupës së Francës nga Annecy.

Pas këtij suksesi, Marsejë shkon në kuotën e 55 pikëve, duke ruajtur vendin e dytë të renditjes me 55 pikë, por vendi i parë ndodhet 8 pikë larg.

Në anën tjetër Rennes ndodhet në vendin e pestë me 46 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat