Kështu ishte provokuar gruaja e Kujtim Shalës nga policia serbe

Futboll

Kështu ishte provokuar gruaja e Kujtim Shalës nga policia serbe

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 21:52
Kujtim Shala me gruan e tij, Jehonën

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, gjatë një interviste për mediumin kroat “Index.hr”, pati treguar se policia e regjimit serb, e kishte provokuar me një pyetje gruan e tij në vitet e 90-ta.

E gjitha kishte ndodhur si shenjë hakmarrje në vitet e 90-ta, pasi që Kujtim Shala me 17 tetor të vitit 1990 u paraqit për kombëtaren e Kroacisë në ndeshjen revyale ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tetë muaj para vdekjes përfundimtare të Jugosllavisë artificiale.

“Për shkak të lojës për Kroacinë dhe shprehjes së pikëpamjeve pro-kroate gjatë kohës që luaja për Dinamon e Zagrebit, nuk më lejuan të shkoja në Kosovë për gati dhjetë vjet, derisa serbët u tërhoqën nga atje.

Gruaja ime po shkonte atje gjatë asaj kohe dhe posa mbërriti në aeroportin e Prishtinës, policët serbë e provokuan: ‘Ku është ai ustashi juaj, ai shqiptari, le të vijë që të na rrahë.

Gruaja ime e zgjuar dhe e guximshme  ia kthen bukur: “Ti shko merre në Zagreb dhe sille’.

Pas kësaj ata u ndalën”, ka treguar Shala për mediumin kroat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat