Çaushi: Kombëtarja është në formë

Futboll

Çaushi: Kombëtarja është në formë

Më: 5 mars 2023 Në ora: 19:54
Kombëtarja e Shqipërisë gjatë stëvitjes

Turneu “UEFA Development U-16” për vajza do të startojë të martën e ardhshme në Shqipëri duke qenë i pati mes shumë turneve ndërkombëtare që do të zhvillohen gjatë këtij viti.

Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe Moldavisë dhe të gjitha takimet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz nga data 7 deri më 12 mars.

Kombëtarja shqiptare ka nisur që të shtunën përgatitjet për këtë aktivitet, me vajzat që po stërviten rregullisht dhe me seriozitetin e duhur përpara debutimit. Zv.trajnerja e Kombëtares, Matilda Çaushi, flet për gjendjen e ekipit dhe beson se përveç rezultateve pozitive në këtë turne të mund të evidentohen edhe futbolliste të reja të cilat mund të jenë te vlefshme edhe për ekipet e tjera të moshave kuqezi.

“Ne sot nisim përgatitjet për turneun që zgjasin 9 ditë, uroj dhe shpresoj që të gjitha vajzat që marrin pjesë në këtë turne të japin më të mirën e tyre dhe ne shpresojmë që cilësia e ekipit të jetë në nivelin e duhur.

Ne do të shohim se sa është punuar nga të gjitha vajzat dhe ne ç’gjendje vijnë këtë grumbullim.

Shpresojmë që të evidentojmë elementët më të mirë dhe këto të jenë shpresë për Kombëtaren U-17 për vajza.

Unë shpresoj dhe e ne kemi treguar edhe në grumbullimet e tjera, të paktën me U-17 sepse pas shumë kohësh, ne kemi një grumbullim me U-16 dhe unë jam shumë e bindur, duke parë dhe ekipet paraardhëse, që ne çdo vit kemi elementë shumë të mirë dhe vajza që punojnë shumë fort, kanë dëshirë dhe kanë një pasion që ndoshta asnjëri nga ne nuk e mendon.

Unë jam shumë e bindur që vajzat do të përballen denjësisht dhe jam e sigurt që ne kemi për të dhënë maksimumin dhe do të jemi në një formë mbase më të mirë se ekipet rivale”, – thotë Çaushi duke folur për Fshf.org.

Turneu do të nisë më 7 mars, ku ndeshja e parë do të jetë Kosovë – Andorra, me sfidën që nis në ora 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria e Agustin Kolës do të përballet me Moldavinë në ora 14:30.

Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 9 mars, me Andorra – Moldavi që është planifikuar të luhet në ora 11:00 dhe Shqipëri – Kosovë në ora 14:30.

Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 12 mars, me Shqipërinë që do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Andorrës në ora 09:30 dhe Moldavi – Kosovë në ora 12:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat