Skuadra shqiptare kryeson në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Skuadra shqiptare kryeson në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Nga: K. G. Më: 5 mars 2023 Në ora: 18:29
Voska Sport

Skuadra shqiptare, Voska Sport nga Ohri, kryeson në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll.

Fakt interesant është se tri skuadra janë me pikë të barabarta: Voska Sport, Gostivari dhe Vardari i Shkupit pas javës së 18-të.

Duhet theksuar se Voska Sport ka fituar me rezultat 4:0 ndaj ekipit Sasa.

Renditja: Voska Sport prin me 43 pikë, pasojnë Gostivari 43, Vardari 43, Pelisteri 39, Detonit 32, Bellasica 29, Ohrid 26, Arsimi 24, Besa 24, Karaormani 23, Kozhuvi 20, Pehçevo 17, Slloga 13, Teteksi 11 dhe Boreci 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat