Istogu reagon ashpër ndaj Hasanit: Referim tendencioz 

Futboll

Istogu reagon ashpër ndaj Hasanit: Referim tendencioz 

Nga: K. G. Më: 5 mars 2023 Në ora: 17:14
Rrezart Hasan

Skuadra e futbollit Istogu nuk pajtohet me humbjen, me rezultat 1:2 nga rivali fqinj Phoniex nga Banja, në kuadër të javës së 17-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, grupi A.

Istogu ka reaguar ashpër duke fajësuar gjyqtarin Rrezart Hasani.

“Gjyqtari kryesor i ndeshjes Rrezart Hasani, më një referim tendencioz, e dëmtojë klubin e FC Istogut duke referuar penalti inekzistente dhe duke ndikuar direkte në rezultatin e ndeshjes.

Gjyqtar të tillë, po prishin imazhin dhe punën e madhe e të palodhur të Istogut, e duke favorizuar klubet tjera në dëm tonin.

Andaj kërkojmë nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Komisionit për Gara që  gjyqtari  sipërpërmendur të mos delegohet asnjëherë kur FC Istogu luan ndeshje kampionale apo miqësore.

Lë të shpresojmë qe gjyqtar të tillë të jene sa ma pak në futbollin e Kosovës, për ti favorizuar klubet tjera.

Është momenti i fundit qe të reflektojmë të gjithë pjesëmarrësit dhe të mos i humb imazhi i futbollit të Kosovës.

Sa here qe kemi pësuar humbje asnjëherë s’kemi reaguar sepse s’kemi pas arsye. Por sot gjithçka ka qenë e programuar dhe organizuar qe FC Istogu të mposhtet.

Lereni djemtë të luajnë futboll, mos i demoralizoni më përpjekje të tilla”, reagon FC Istogu.

Java e 17-të, grupi A

Trepça - Drenasi 7:3
Rilindja 1974 - Vëllaznimi 2:0
Istogu - Phoniex 1:2
Liria - Feeronilei 74 2:1
Rahobeci  - A&N 1:2

Feronikeli 74 kryeson me 34 pikë, pasojnë Liria 30, Istogu 29, Phoniex 29, Rahoveci 26, Rilindja 1974 25, Drenasi 25, A&N 19, Trepça 17 dhe Vëllaznimi 2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat