E pabesueshme çfarë kërkon kroati për Kujtim Shalën në veri 

Futboll

E pabesueshme çfarë kërkon kroati për Kujtim Shalën në veri 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 5 mars 2023 Në ora: 16:55
Kujtim Shala kur ia dhuronte këpucët sportive tifozëve “Bad Blue Boys – BBB”

Po flitet për stadiumin e ri të Dinamos në Zagreb përkatësisht në  “Maksimir”. 

Ndër emrat e përfolur është edhe legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala.

Është interesant se Shala ka pasur tre vite në Dinamo (1989 – 1991) por aq shumë është i dashur për tifozët dinamovitët përkatësisht “Bad Blue Boys – BBB”, saqë janë në gjendje edhe të vdesin për të.

Flitet e përflitet se stadiumi i ri do të emërohet me emrin e trajnerit të famshëm, që vdiq para pak jave, Mirosllav Çiro Bllazheviq.

Një tifoz kroat, Drago Babiç, ka kërkuar që pjesa e tribunës së veriut të quhet Kujtim Shala, aty ku rreshtohen tifozët e zjarrtë “Bad Blue Boys – BBB”.

“Padyshim emri i stadiumit të jetë Mirosllav Çiro Blazheviq!

Propozime për tribunat: Veriu - Kujtim Shala, lojtari më popullor në zemrat e tifozëve ndonjëherë, në jug: Zlatko Cico Kranjçar, lindje: Stjepan Lamza; perëndim: Velimir Zajec - Zeko!

Pra, dy legjenda të gjalla dhe dy që nuk janë fizikisht me ne, por janë gjithmonë në zemrat e tifozëve të vërtetë të Dinamos!”, ka shkruar mes të tjera Drago Babiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat