Kvaratskhelia pëlqen gjigantin spanjoll

Futboll

Kvaratskhelia pëlqen gjigantin spanjoll

Më: 5 mars 2023 Në ora: 12:11
Kvaratskhelia

Ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia raportohet së pëlqen gjigantin spanjoll, Real Madrid.

Kvaratskhelia, i cili është në rrugë të mirë që ta fitojë Scudetton me ‘napolitanët’, duket se është duke e menduar transferimin tek kampionët në fuqi të Spanjës.

Kvaratskhelia është duke bërë një sezon të madh me Napolin, mirëpo, sipas medieve italiane, nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të vesh fanellën e ‘mbretërve’.

“Ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia është një tifoz i Real Madridit”, shkruajnë mediet italiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat