Kështu e fillon Xherdan Shaqiri edicionin e ri në Amerikë, kjo është nota

Futboll

Kështu e fillon Xherdan Shaqiri edicionin e ri në Amerikë, kjo është nota

Nga: K. Goca Më: 5 mars 2023 Në ora: 11:23
Xherdan Shaqiri me bashkëlojtarë

Xherdan Shaqirin me ekipin e tij, Chicago Fire, e fillojnë edicionin e ri me barazim në ligën amerikane (MLS).

Chicago Fire si vendas ka barazuar me rezultat 1:1 me New York City-n.

Shaqiri është paraqitur tërë takimin.

Për New York CItyn ka shënuar futbollisti Gabriel Pereira (39') dhe për Chicago Firen Herbers (75’).

Duhet theksuar se Xherdan Shaqiri nga goditja e lirë ka pasuar një top në zonën e 16-shit, ndërsa pas një tollovie topi kthehet deri të Herbers kur me një goditje të fortë ka barazuar rezultatin.

Futbollisti i Chicagos, Fabian Herbers, është lojtar i ndeshjes me notën 8.1 duke iu referuar faqes së specializuar për statistika “Sofascore”.

Prej me të mirëve të Chicago është edhe Xherdan Shaqiri me notën 7.3.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat