Shala: Kam besim te ekipi

Futboll

Shala: Kam besim te ekipi

Më: 4 mars 2023 Në ora: 21:04
Adenis Shala

Shkëndija e Tetovës me respekt për kundërshtarin, por me bindje për fitore udhëtohet të dielën drejt Shtipit, ku do të ndeshet me Bregallnicën në kuadër të xhiros së 21-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Sulmuesi anësorë Adenis Shala vlerëson maksimalisht këtë duel, duke paralajmëruar se ekipi kërkon tre pikë nga kjo transfertë.

Ndeshja Bregallnica – Shkëndija luhet të dielën në Shtip me fillim në orën 14:00. 

“Duke llogaritur ndeshjen e fundit që kemi zhvilluar ndaj tyre në Tetovë, mendoj se Bregallnica është rival mjaft i vështirë për tu mposhtur.

Mirëpo unë kam besim te ekipi unë dhe nëse japim 100% nga vetja, prej këtij dueli do të dalim me rezultat pozitiv.

Të gjithë në skuadër jemi të vetëdijshëm se nuk e kemi nisur mirë këtë sezon.

Mirëpo duke pasur parasysh se akoma ka shumë ndeshje për tu zhvilluar, mendoj se do të arrijmë objektivin që e kemi ne si klub.

Shpresoj t’ia dalim, pasi Shkëndija gjithmonë kërkon vetëm fitore dhe për këtë jemi të vetëdijshëm të gjithë ne lojtarët.

Vërtet kemi pasur disa mungesa në ndeshjet e fundit, mirëpo mendoj se kemi mjaft lojtarë dhe secilit që i jepet mundësia të luaj duhet të japë 100% nga vetja dhe të kontribuojmë për të dalur me rezultate pozitive.

Po, mendoj se të dielën do të fitojmë me Bregallnicën. Natyrisht shpresoj edhe të shënoj.

Është koha për gol", thotë Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat