Liverpool kërkon freski në mesfushë

Futboll

Liverpool kërkon freski në mesfushë

Më: 4 mars 2023 Në ora: 16:10
Locatelli

Jurgen Klopp dëshiron transferimin e një mesfushori për sezonin e ri.

Naby Keita pritet të largohet si lojtar i lirë, por rrugën e tij mund ta ndjekin edhe Thiago me Gabinhon.

Tekniku gjerman ka identifikuar mesfushorin italian Locatellin si idealin për të përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Lojtari italian ka shkëlqyer me Juventusin dhe sot është një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga Klopp i cili dëshiron ta ketë liderin e ri në repartin e mesfushës.

Sipas “Calciomercato”, nuk do të jetë aspak e lehtë të transferosh Locatellin, pasi Juventus e vlerëson shumë dhe nuk e dëshiron largimin e tij.

Liverpool pritet që në merkaton e verës të japë një ofertë mbi 60 milionë euro për të provuar vullnetin e Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat