Afër rikthimit

Futboll

Afër rikthimit

Më: 4 mars 2023 Në ora: 11:47
Jesus

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka treguar të premten se Gabriel Jesus është afër rikthimit nga një lëndim në gju i cili e ka mbajtur gjatë jashtë fushe. 

Aktualisht kur kanë mbetur edhe trembëdhjetë ndeshje Arsenl është në krye të tabelës dhe ka pesë pikë më shumë se Manchester City. Jesus ka munguar që kur u lëndua në dhjetor duke luajtur për Brazilin në Botërorin "Qatar 2022".

"Ai nuk është larg tani.

Ai ndihet më mirë çdo ditë dhe mjekët janë të sigurt me mënyrën se si po evoluon lëndimi.

Nuk dua të jap një afat kohor, por ai po bën disa gjëra me ekipin", ka thënë Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat