Nota e Hysajt kundër Napolit

Futboll

Nota e Hysajt kundër Napolit

Më: 3 mars 2023 Në ora: 23:14
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj zhvilloi një paraqitje dinjitoze në duelin ndaj Napolit, ku skuadra e Lacios triumfoi me rezultatin 0-1 në transfertë.

Mbrojtësi shqiptar, ishte titullar, duke qëndruar në fushë gjatë gjithë takimit, teksa justifikoi maksimalisht besimin e trajnerit Sarri.

Në fund të ndeshjes, Hysaj u vlerësua me notën 7.1 nga faqja e specializuar e statistikave, “Sofa Score”, teksa realizoi 26 pasi të sakta, nga 34 në total.

Shqiptari fitoi gjithashtu 5 nga 9 duelet me kundërshtarët, teksa bëri 3 ndërhyrje dhe spastroi 4 herë zonën.

Më ketë statistika, mbrojtësi shkodran, duket se po shndërrohet në një futbollist tepër të rëndësishëm për lacialët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat