Atletico synon objektivin e Barçës

Futboll

Atletico synon objektivin e Barçës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 12:42
Inigo Martinez

Atletico Madrid është në kërkim të alternativave për qendrën e mbrojtjes.

 Çaglar Soyuncu ka qenë emri më i përfolur për kalimin te spanjollët.

Tani lista është përditësuar me një tjetër lojtar që e njeh mirë kampionatin spanjoll.

Drejtuesi i COPE, Juanma Castano, ka zbuluar se Atletico Madrid i ka bërë një ofertë qëndermbrojtësit Inigo Martinez.

Futbollisti 31-vjeçar do të largohet në verë nga Athletic Bilbao dhe Diego Simeone e ka në listën e preferencave. Mbrojtësi më parë është kërkuar nga Barcelona, madje është raportuar se do e tentojë sërish në verë.

Juventusi nuk është bindur nga Leandro Paredes.

Bardhezinjtë, sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, nuk do ta paguajë klauzolën 22 milionë euro për ta blerë përfundimisht mesfushorin argjentinas. Në kontratë ka edhe një klauzolë që i detyron bardhezinjtë ta transferojnë.

Por kushtet që ajo të aktivizohet vështirë të plotësohen.

Në Torino Paredes është aktivizuar në 15 ndeshje të kampionatit dhe vetëm në pesë duele ka zbritur në fushë si titullar.

Për Allegrin ai nuk është zgjedhje e parë dhe në këto kushte te Juventusi nuk e shohin të arsyeshme të shpenzojnë për 28-vjeçarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat