Pse mori numrin 92 te Dinamo Kiev?

Futboll

Pse mori numrin 92 te Dinamo Kiev?

Më: 2 mars 2023 Në ora: 18:11
Reshat Ramadani

Reshat Ramadani është prezantuar te skuadra ukrainase, Dinamo Kiev.

Ai u transferua nga radhët e Shkëndijës së Tetovës, aty ku talenti tetovar kishte kaluar të gjitha grupmoshat dhe ishte rritur me këtë klub, pjesë e pandarë e së cilës që nga viti 1992 janë edhe tifo grupi “Ballistët”.

Pikërisht dashuria ndaj tyre ka bërë që Reshat Ramadani te Dinamo Kievi ta zgjedh numrin 92, që përshkon me themelimin e këtij grupi.

“Pse zgjodha numrin 92? Është për shkak të tifozëve të ish-klubit tim, Shkëndijës.

Viti 1992 është viti i themelimit të lëvizjes së tifozëve të Shkëndijës (Ballistët). Këtë numër ua dedikoj atyre”, tha Reshat Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat