Juventusi rinovon deri në vitin 2025 me Danilon

Futboll

Juventusi rinovon deri në vitin 2025 me Danilon

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:37
Danilo

Tashmë është gjithçka zyrtare: Danilo ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2025. Lajmin e ka dhënë vetë skuadra bardhezi me një deklaratë për mediat.

‘’Shpirt luftëtari dhe udhëheqësi’’, kështu e përshkruajnë Danilon si lojtar dhe si njeri në kampin bardhezi.

Historia e mbrojtësit me Juventusin do të vazhdojë deri në vitin 2025 dhe duket se të dyja palët janë shumë të lumtura.

Deri më tani në këtë sezon, braziliani ka qenë një pik kyçe për ekipin e ‘’Zonjës së Vjetër’’.

Karriera e Danilos nuk ishte aq e lehtë në Torino pasi ai luftoi lojë pas loje për të qenë këtu ku është sot. Braziliani i cili u transferua në vitin 2019 po tregon aftësi teknike dhe karakter në fushën e lojës.

Prezenca e tij është e vazhdueshme. Ai është një nga dy lojtarët që kanë luajtur çdo ndeshje në sezonin aktual (2022-2023). Plot 24 ndeshje të luajtura nga ai dhe Kostic.

‘’Me fjalë të thjeshta Danilo është i shkëlqyer, ku nga sot do të jetë edhe më shumë se kaq’’, e mbyll deklaratën klubi i Juventusit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat