Ish-trajneri i Lushnjës i përgjigjet De Paulit

Futboll

Ish-trajneri i Lushnjës i përgjigjet De Paulit

Më: 2 mars 2023 Në ora: 13:23
De Paul e Messi

Argjentina rrëmben gjithçka.

Pas fitores së jashtëzakonshme në Botërorin Katar 2022,

Albiceleste vazhdon të marrë lëvdata dhe çmime. Në FIFA The Best, Messi u zgjodh lojtari më i mirë, Scaloni trajneri më i mirë dhe Dibu Martinez portieri më i mirë.

Në Argjentinë gjithsesi ka lindur një polemikë pas deklaratave të Rodrigo De Paul, mesfushor i Atletico Madrid dhe protagonist i Kupës së Botës.

28-vjeçari ndezi polemikat me intervistën e fundit ku u shpreh se kjo Argjentinë është më e mira e të gjitha kohërave.

“Nuk e them për ego, apo për faktin se është Messi.

Ka patur edhe lojtarë më të mirë se ne, por më duhet të them se kjo është Argjentina më e mirë e historisë.

Ky grup është një skuadër e vërtetë. 

Në të kaluarën shpesh nuk ka qenë kështu. Scaloni na bëri të kuptojmë se jemi vetëm pjesëza të një mozaiku më të madh, që është vetë Argjentina“.

Fjalë këto që kanë krijuar jo pak polemika. Mario Kempes, kampion i Botës me Argjentinën (1978) dhe ish-trajner i Lushnjës në Shqipëri, reagoi ashpër.

“Kjo është Argjentina më e mirë e të gjitha kohërave? Në këtë moment është, por nuk duhet harruar që në një tjetër epokë skuadra e 1978 ishte më e mira.

Dhe u bë kampione.

Edhe ajo e 1986 ishte më e mira dhe fitoi botërorin në Meksikë.

E ftoj Rodrigon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të respektojë të gjithë ata që kanë veshur fanellën e Argjentinës“, përfundoi Mario Kempes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat