Ronaldo më më nxori nga situata

Futboll

Ronaldo më më nxori nga situata

Më: 2 mars 2023 Në ora: 12:50
Cristiano Ronaldo

Danny Simpson, ish-mbrojtësi i Manchester United dhe Leicester (me “Dhelprat” fitoi një Premier League historike më 2016 me Claudio Ranieri në pankinë), shijoi një assist puthjeje nga Cristiano Ronaldo jashtë drejtkëndëshit të gjelbër të lojës.

Simpson, ish-shoku i skuadrës së CR7 te “Djajtë e Kuq”, e shpëtoi takimin e tij me ‘Miss California’ falë portugezit…

Ish-mbrojtësi 36-vjeçar i Manchester United dhe Leicester ndër të tjera, në podkastin “Under the Cosh” zbuloi një sfond kurioz, që përfshin Cristiano Ronaldon. Në verën e vitit 2016, Simpson kishte fituar Premier League me Leicesterin e Claudio Ranierit, ndërsa Cristiano Ronaldo kishte triumfuar në Francë, në Kampionatin Evropian me Portugalinë e tij.

Dy ish-shokët e skuadrës së Manchester United u takuan në Los Angeles: “Ne shkuam atje për një turne parasezonal me Leicester.

E pabesueshme, po luanim kundër PSG. Normalisht, ne do të shkonim në Dublin për miqësore dhe tani ishim në Los Angeles”.

Simpson kishte arritur të takohej me ‘Miss California’.

“Megjithatë, takimi po kthehej në një makth, – ka treguar mbrojtësi. – Nuk po shkonte mirë, kur papritmas ndjeva një trokitje e lehtë në shpatull.

Ngrita sytë dhe ishte Cristiano Ronaldo. Ai më tha ‘Simmo’ dhe unë thashë ‘Ronny!’ U ngrita, u përqafuam dhe zhvilluam një bisedë”.

Pas takimit me ish-shokun e skuadrës, takimi për Simpson mori një tjetër rrjedhë: “U ula sërish dhe ajo më pyeti nga e njihja Ronaldon. I thashë se luaja me të, sikur nuk ishte asgjë.

Që nga ai moment, ajo ndryshoi plotësisht. Ishte ndryshe, gjithçka sepse Ronaldo më tha përshëndetje”. Çfarë asistimi nga Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat