Kumbulla vlerësohet si më i dobëti te Roma

Futboll

Kumbulla vlerësohet si më i dobëti te Roma

Më: 1 mars 2023 Në ora: 15:52
Marash Kumbulla me të bardha

Marash Kumbulla po vuan ndjeshëm mungesën e besimit te Roma.

Mbrojtësi shqiptar u rikthye si titullar në ndeshjen e Serisë A kundër Cremonese. Smalling mungonte për shkak të skualifikimit nga kartonët.

Murinjo zgjodhi që t’i besonte Kumbullës pas shumë ndeshjesh pa e parë fushën e blertë.

Por lojtari i Kombëtares ka vuajtur dhe në pjesën e dytë do të ulej në stol.

Për “Ilromanista”, Kumbulla ishte mbrojtësi më i dobët dhe vlerësohet me notën 5.

“Po vuante shumë. Ndërrimi për të ishte i pashmangshëm”, shkruhet në vlerësim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat