Modriç i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit

Futboll

Modriç i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:59
Modriç me top në veprim

Modriç i dhuron Turqisë fanellën e Botërorit!

Tërmeti shkatërrues në Turqi preku miliona njerëz, ndërsa shifrat e viktimave ishin shumë tragjike, ku rreth 45 mijë vetë humbën jetët.

Shumë njerëz të njohur, përfshirë sportistë të ndryshëm, kanë ndërmarrë nisma për të mbështetur të prekurit.

Sipas raportimeve nga mediet kroate Luka Modriç i dhuroi ambasadës turke në Zagreb fanellën e kombëtares kroate që kishte veshur gjatë ndeshjes kundër Marokut në Kupën e Botës në Katar, për të mbledhur fonde me një ankand bamirësie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat