Ylli i Milanit në ‘radarin’ e gjigantit anglez

Futboll

Ylli i Milanit në ‘radarin’ e gjigantit anglez

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:55
Rafa Leao me bashkëlojtarë

Klubi anglez, Liverpool që nuk po kalon sezon të mirë në Premier League, tashmë është duke menduar për tregun e kësaj verë.

‘The Reds’ sipas medieve britanike, është duke e monitoruar situatën e yllit të Milanit, Rafa Leao.

Nëse Leao nuk rinovon kontratën e tij brenda këtij sezoni, në verë Milani pritet ta nxjerr në shitje, pasi nuk dëshirojnë ta humbasin portugezin falas, në një kohë kur kontrata e tij ekzistuese përfundon në 2024.

Klubi nga ‘Anfield’ mësohet se tashmë është duke u përgatitur për të nisur negociatat me Milanin për transferimin e mundshëm të Leao-s gjatë kësaj verë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat