Presioni

Futboll

Presioni

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:50
Xavi

Barça e Xavit synon në të parën nga tri “El Clasico” që do të zhvillohen në muajin e ardhshëm: raundin vajtje-kthim të gjysmëfinaleve të Kupës së Mbretit (përkatësisht më 2 mars dhe 5 prill) dhe ndeshjen e fazës së dytë të La Liga-s (më 19 mars).

Ndeshja – “Ne i qasemi në të njëjtën mënyrë si gjithmonë kundër Real Madridit.

Ata janë një kundërshtar i fortë, që ndonjëherë nuk ju dominojnë, por me një tranzicion dhe dy prekje vijnë në portën tuaj.

Një kundërshtar shumë i vështirë. Real Madridi na mundi në fazën e parë, ne fituam në Superkupë.

Kupa është ndryshe, gjithçka do të vendoset në “Camp Nou”. Do të luajmë për të fituar dhe për të treguar personalitetin tonë. Është një mundësi për të fituar një tjetër titull”.

Presioni – “Është gjysmëfinale e Kupës, plus një ‘El Clasico’.

Real Madridi është favorit, sepse mbetet fitues në fuqi i Champions League dhe La Liga. Pavarësisht Superkupës, vjen në një moment të mirë. Është favorit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat