Çfarë po gatuan Xhuliano Skuka?

Futboll

Çfarë po gatuan Xhuliano Skuka?

Më: 1 mars 2023 Në ora: 14:41
Xhuliano Skuka - në mes

Gjithmonë jemi mësuar që ta shohim Xhuliano Skukën duke gatuar golat në fushën e blertë, por asnjëherë në kuzhinë.

Për këtë ka menduar Metz, që i ka dhënë lojtarit një pasdite të veçantë.

Së bashku me Arthur Atta, Alexis Mirbach dhe Oussmane Kebe, Skuka ka marrë këshilla të vlefshme për dietën e përditshme.

Për më tepër, lojtarët duhej të përgatisnin vetë ushqimin.

Gjatë gjithë kohës kanë qenë nën shoqërinë e një dietologu që i tregonte gjithçka sa i përket hapave që duhej të ndiqnin.

Kjo seancë kulinarie u realizua në qendrën e trajnimit të klubit, në Frescaty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat