Barrenechea magjeps Allegrin

Futboll

Barrenechea magjeps Allegrin

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:50
Barrenechea

Gjërat të mira u ndodhin atyre që presin dhe Enzo Barrenechea, një mesfushor i ri i Juventusit, priti deri më 28 shkurt për të marrë atë që mund të ishte dhurata më e mirë.

Lojtari i datëlindjes 2001 nga Villa Maria, Argjentinë, në fakt është grumbulluar nga Massimiliano Allegri për derbin kundër Torinos: tashmë një arritje e madhe në vetvete për 22-vjeçarin e dalë nga shkolla e Newell’s Old Boys.

Tani, megjithatë, mund të ketë ardhur koha që ai të debutojë në Serie A, pasi tashmë 2 nëntorin e kaluar kishte arritur të dilte në fushë me ekipin e parë të Juventusit, me rastin e ndeshjes së Champions League kundër PSG. Por kush është Barrenechea dhe çfarë mund t’i japë Juventusit?

Të hedhësh hapat e parë “futbollistike” në të njëjtën fushë ku u rrit Lionel Messi – dhe në një nga klubet ku kaloi Maradona – nuk është për të gjithë.

Por Barrenechea e ka bërë këtë që kur ishte 12 vjeç duke veshur fanellën e Pleshtit gjatë stërvitjes, duke treguar se si sfidat dhe presioni emocional kanë qenë gjithmonë brenda mundësive të tij.

Ai e tregoi këtë në çdo fazë të karrierës së tij, nga Newell’s Old Boys në Sion të Zvicrës e deri te Juventusi, ku në fillim të sezonit të kaluar u detyrua të dorëzohej – emocionalisht dhe fizikisht – ndaj një dëmtimi serioz në gju.

Nëntë muaj pushim: një pafundësi për një djalë 22-vjeçar, i cili pa mikun e tij të ngushtë Matias Soulé të vazhdonte rrugën e tij, deri në ndeshjet në ekipin e parë bardhezi dhe te grumbullimi i Scalonit me Argjentinën.

Por Barrenechea nuk ka pushuar kurrë së besuari në të, duke u rikthyer në fushë në shkurt me Juventus Next Gen – skuadra U-23, në Serinë C -, me të cilën fitoi play-off-in dhe duke pasur një rol të rëndësishëm.

Dhe tani ai dëshiron të përpiqet të fitojë vlerësimin edhe të Allegrit, duke filluar nga derbi kundër Torinos.

Në realitet, Massimiliano Allegri tashmë i njeh shumë mirë cilësitë teknike të Barrenechea.

Nuk është rastësi që ai vendosi ta blindonte atë në verë, duke e penguar atë të huazohet në ndonjë klub tjetër. Dhe ndërkohë që mesfushori argjentinas, mesfushor shkatërrues “me këmbë të mira”, shfaqi cilësitë e tij në fushat e Serisë C, trajneri i Juventusit e vëzhgonte dhe e grumbullonte shpesh me ekipin e parë.

Për të janë 8 grumbullime sezonale në ekipin e parë, duke përfshirë edhe atë në Champions League kundër PSG-së, në të cilën ai pati mundësinë të marrë përsipër që në minutën e 88.

Kësaj radhe me të vërtetë duket se Allegri mund t’i japë shansin e parë në Seria A – nga minuta e parë ose gjatë ndeshjes.

Nga ana tjetër, duket se ka ardhur koha që tifozët e Juventusit të zbulojnë cilësitë e djaloshit nga Villa Maria, i aftë për të shënuar 6 gola dhe të japë 2 asiste në 42 ndeshje me ekipin Under 23.

Barrenechea kërkon stafetën nga Paredes, pasi duket se është trashëgimtari i natyrshëm i ish-yllit të PSG-së. Një tjetër sfidë po vjen për Enzon, i cili këtë herë ka mundësinë të bëjë hapin e parë mes të mëdhenjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat