Shpërthimi i Cesc Fabregasit

Futboll

Shpërthimi i Cesc Fabregasit

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:42
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas beson se atij i është vjedhur një titull në La Liga gjatë kohës së tij te Barcelona.

Mesfushori është ende i acaruar pasi një gol jetik i Lionel Messit u anulua gabimisht nga gjyqtari Antonio Mateu Lahoz për pozicion jashtë loje.

Messi u gjykua si pozicion jashtë loje pasi topi erdhi tek ai me arbitrat që mendonin se Fabregas ishte i fundit që preku topin. Por përsëritjet treguan se në të vërtetë ishte mbrojtësi i Atletico Madridit, Juanfran, me prekjen e fundit.

Nëse goli do të ishte quajtur i vlefshëm, atëherë Barcelona do të kishte mposhtur Atleticon në ditën e fundit të sezonit 2013/14 dhe do të vuloste titullin në La Liga. Megjithatë, ndeshja përfundoi 1-1 dhe trofeu shkoi për Atleticon.

Dhe Fabregas, i cili do të kishte fituar titullin e tij të dytë në La Liga, është ende i mërzitur për gabimin. Ai tha:

“Më hoqën një kampionat kundër Atletico Madridit. Unë isha në ndeshje dhe ata anuluan një gol që ishte i rregullt, sepse unë nuk e preka topin, Juanfran e preku”.

Ish-ndihmës trajneri i Barcelonas, Elvio Paolorosso madje zbuloi se gjyqtari Antonio Meteu Lahoz e pranoi gabimin e tij dhe i kërkoi falje skuadrës pas ndeshjes.

Ai tha: “Messi shënoi një gol që do të na jepte titullin dhe arbitri e anuloi.

Ne po qanim në dhomën e zhveshjes dhe arbitri erdhi për të kërkuar falje”.

Fabregas u largua nga Barcelona pas përfundimit të sezonit dhe u rikthye në Premier League duke iu bashkuar Chelseat. Ai tani po luan për skuadrën e Serie B Como pas një periudhe trevjeçare me Monaco.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat