Leao - në qendër të vëmendjes

Futboll

Leao - në qendër të vëmendjes

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 18:34
Rafael Leao

Rafael Leao mbetet në qendër të vëmendjes për të ardhmen e tij tek Milan.

Sulmuesi anësor ende nuk ka pranuar të rinovojë me kuqezinjtë edhe pse klubi prej disa kohësh është duke u munduar ta bindë portugezin.

Së fundmi, Leao duket se lëshon një tjetër sinjal për klubet e shumta që e ndjekin dhe që bëjnë pjesë në kampionatet më prestigjioze të Europës.

Sulmuesi theksoi se përmirësohet ditë pas dite ndërsa shton se është shumë i shpejtë për Serie A.

“Kemi luajtur kundër Tottenham dhe kemi fituar ndeshjen e parë, duhet të mbetemi të përqëndruar.

Serie A shumë e lehtë për mua sepse jam i shpejtë?

Kështu duket. Tani jam në Itali, më parë kam luajtur në Francë dhe viti i parë gjithnjë është i vështirë.

Por, më pas duke fituar disa aftësi dhe shpejtësi, në vitin e dytë ia del gjithnjë më mirë. Jam rritur shumë tek Milan”, u shpreh Leao.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat